21 Korrik 2025, 09:01
Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në rubrikën e tij live në rrjetet "Sy m'sy". Rama ka komentuar dhe skandalin e "Bankers Petroleum" me arrestimet në rang drejtuesish për shkak të mos shlyerjes së tatimeve. Kryeministri u shpreh se më në fund ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast tha se i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim.
Ai gjithashtu u shpreh se uron që prokuroria "t'i nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje", ku thotë se ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se ai të merrte detyrën. Në vazhdim Rama tha se koncesionet që ka dhënë, nuk do t'i linte pa i ribërë, sepse shprehet se janë në shërbim të popullit shqiptar.
"Bashkë me ty keqinfiormojnë. Se di a je njeri me këtë identitet apo maskë e dikujt tjetër. Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 mln euro. Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe në këtë rast i heq kapelën përkatëse që ka bërë këtë invetsigim dhe uroj t'i nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje, ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën.
Koncesionet që kemi dhënë, nuk do t'i lija pa i ribërë, janë në shërbim të popullit shqiptar po koncesionet që kemi trashëguar janë ç’janë, ato janë vrima të zeza. Pavarësisht se në ndonjë rast ka pasur edhe ndonjë gjë që s’ka shkuar, por koncesionet që kemi bërë ne kanë bërë të mundur rrugën e Arbrit pa asnjë kosto, zero për qytetarët, pastrimin e qyteteve tona pa asnjë kosto, krahasuar se çfarë ndodh me kostot e pastrimit dhe trajtimit të mbtejeve në vendet e tjera, ne e kemi nën 30 euro. Në vendet e tjera nuk nis pa 100 euro për ton.
Kemi bërë të mundur sterilizimin e instrumenteve mjekësorë në spitale, rënien drastike të infeksioneve post respiratorë, pavarësisht se çfarë thuhet. Të gjitha këto pa kosto, pa fatura për publikun. Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë nuk paguan, zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe. Nuk kam asnjë problem, sa i përket Bankersit, apo kush e ka bërë Bankersin, dhe çfarëdolloj emri që mund të gjesh nëpër rrugët historike të ekonomisë Shqipërisë dhe kush i ka vënë emra apo kush ka lidhje me ato emra", tha Rama.
edi rama
Politike
21 Korrik 2025, 08:57
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluatr ditën e sotme rubrikën Sy m'sy. Gjatë komunikimit të drejtpërd...
Politike
21 Korrik 2025, 08:49
E. D
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” u pyet nga një komentues në lidhje me shpër...
Politike
21 Korrik 2025, 08:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy, u shpreh se janë bërë studimet dhe po pë...
Politike
21 Korrik 2025, 08:43
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në rubrikën e tij live në rrjetet "Sy m'sy". Rama bëri një koment lidhur...
Politike
21 Korrik 2025, 08:38
E. D
Arjan Konomi
TIRANË- Përplasjet brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për mandatin e deputetit po vijojnë pr...
Politike
21 Korrik 2025, 08:36
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama u rikthye sot në rubrikën e tij live në rrjetet "Sy m'sy". Rama e nisi diskutimin me kometuesit ...
Politike
21 Korrik 2025, 08:15
E. D
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot përpjekjen e 50-të për konstituimin e legjislaturës...
Politike
21 Korrik 2025, 07:43
M.B
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:30 pritet të zhvillohet seanca e radhës në ...
Politike
20 Korrik 2025, 22:32
E. D
Endri Shabani
TIRANË- Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka deklaruar se sa herë që ka shkuar për një marrëve...
Politike
20 Korrik 2025, 22:21
E. D
Endri Shabani
TIRANË- Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka folur rreth përplasjes me Adriatik Lapajn e “Shqipëri...