Politike

“Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste”/ Rama- komentuesit: Këto janë Pallavra! Po të mos e kishim bërë ndryshe s’do ishim duke negociuar me BE-në 

Sipas tij një nga pikat më të forta është transformimi i administratës

21 Korrik 2025, 08:57 Nga E. D
“Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluatr ditën e sotme rubrikën Sy m'sy. Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët një nga komentuesit iu drejtua ramës duke i thënë që ka 13 vite në qeveri dhe mendon si të bëj ushtri socialiste. Rama iu përgjigj duke i thënë që këto janë pallavra, ku sipas tij nëse ka një gjë që kanë bërë është që kanë shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Sipas tij një nga pikat më të forta është transformimi i administratës

Qytetari: Ke 13 vite në qeveri dhe mendon si të bësh ushtri socialiste. Fillo me ujin e pijshëm në gjithë vendin se jemi në kohën e Zogut.

Rama: Këto janë komentet tipike së hedhjes së pallavrave, që nëse ka një gjë që ne kemi bërë është që kemi shmangur bërjen e një ushtrie socialiste të shtetit. Po të mos e kishim bërë ndryshe, nuk do ishim sot në kushtet që negociojmë për tu anëtarësuar në BE. Një nga pikat më të forta është transformimi i administratës.

edi rama

Sondazh

Poll