Politike

"Ky është konflikt për një parim"/ Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë kam negociuar marrëveshje paszgjedhore me Lapajn

Sipas Shabanit, kjo ka krijuar ndjesinë sikur i gjithë suksesi që është ngritur nga puna e një ekipi të tërë, është personalizuar nga një njeri i vetëm.

20 Korrik 2025, 22:32 Nga E. D
"Ky është konflikt për një parim"/ Shabani: Jam
Endri Shabani

TIRANË- Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka deklaruar se sa herë që ka shkuar për një marrëveshje paszgjedhore me Adriatik Lapajn, është kthyer duarbosh. I ftuar në studion e “Off the Record” në A2 CNN, Shbani u shprehë se është një tension i natyrshëm në një komunitet demokratik. Sipas Shabanit, kjo ka krijuar ndjesinë sikur i gjithë suksesi që është ngritur nga puna e një ekipi të tërë, është personalizuar nga një njeri i vetëm. Më tej ai theksoi se ky nuk është konflikt për një mandat ose për një rrogë, por është konflikt për një parim.

“Ky nuk është konflikt për një mandat ose për një rrogë, është konflikt për një parim. Unë mendoj që zoti Lapaj duhet të hyjë në Parlament, por nuk i bind dot të tjerët që të mbajnë fjalën, ndërkohë që zoti Lapaj nuk e mban. Sepse i bie që të kemi dy standarde.

Është një tension i natyrshëm në një komunitet demokratik. Jemi individë me identitetin dhe mendimet e tyre, kështu që ka pasur tension të vazhdueshëm dhe roli i drejtuesve është që t’i sheshojnë tensionet dhe të shohin përpara. Konteksti ku ka ndodhur sjellja e zotit Zeqir Kordhoni ka qenë që ne nuk kishim më një vizion për koalicionin. Jam kthyer duarbosh sa herë që kam shkuar për të negociuar për një marrëveshje paszgjedhore. Ka pasur mungesë dëshire ndoshta për të vazhduar bashkëpunimin. Kam dashur mos ta personalizojmë me një njeri koalicionin, vendosjen e një stafi dhe buxheti të përbashkët për koalicionin, por jam kthyer duarbosh dhe ka prodhuar tension.

Adriatiku ka marrë më shumë vota sesa të tjerët, por nuk ka marrë vota mjaftueshëm. Çdokush tjetër nga kandidatët që do të merrte më shumë vota, do të hynte në Parlament, por jo kryetari i koalicionit. Nëse ne nuk e mbajmë fjalën, i shërbejmë politikës së vjetër sepse politika e vjetër këtë do, që të thotë se edhe të rinjtë nuk e mbajnë fjalën.

Asnjë nga ne nuk ka marrë mjaftueshëm vota për një mandat, ky është mandat që përfaqëson të gjithë koalicionin, nuk mund të personalizohet. Ky është mentalitet i partive të vjetra, që “vetëm ky e bën”. Për një mandat në Tiranë duhen 13 500 vota. Në këtë garë kemi fituar si ekip. Ne duhet të jemi ndryshe nga klasa e vjetër politike”, theksoi Shabani.

endri shabani

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2025, 07:15 Fatos Shala

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Foto KOSOVË- Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e ...