Politike

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria ka probleme në transparencë dhe anti-korrupsion

Ai vuri gjithashtu në dukje se ka besim te puna e Presidentes së KE, Ursula Von der Leyen, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, për të çuar përpara zgjerimin e unionit bazuar në meritë.

20 Korrik 2025, 18:35 Nga E. D
Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria ka probleme
Olver Ropke

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Ekonomik dhe Social Evropian, Olver Ropke, gjatë një interviste ka deklaruar se Shqipëria dhe vendet e tjera aspirante për në Bashkimin Europian, po bëjnë reforma me standard më të lartë se disa vende që janë tashmë pjesë e BE-së. Në një intervistë për "EuNews.it", Ropke i sheh pozitivisht reformat në disa shtete aspirante, por disa vende të tjera si në Gjeorgji, Serbi e Turqi nuk po bëhet përparimi i nevojshëm.

Gjithashtu Ropke theksoi edhe problemet që vazhdojnë në fusha të tjera, të tilla si transparenca dhe antikorrupsioni. Më tej ai vuri në dukje se ka besim te puna e Presidentes së KE, Ursula Von der Leyen, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, për të çuar përpara zgjerimin e unionit bazuar në meritë.

“Në disa raste, standardet janë edhe më të larta se në vendet anëtare të BE-së. Nëse marrim lirinë e shtypit, për shembull, do të shohim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezultate më të mira se Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta dhe Rumania. Lidhur me reformën e gjyqësorit, vende si Shqipëria po bëjnë hapa gjigandë, megjithëse problemet vazhdojnë në fusha të tjera, të tilla si transparenca dhe antikorrupsioni. Jam i kënaqur që kjo rrugë u përshpejtua për disa vende, veçanërisht për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Ukrainën," tha Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian.

olver ropke

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2025, 07:15 Fatos Shala

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Foto KOSOVË- Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e ...