Politike

Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet/ Rama: Çlirim i madh për komunitetin, do ikin të gjitha ngrehinat pa leje

Rama gjithashtu theksoi se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës.

20 Korrik 2025, 15:15 Nga E. D
Vijon lirimi i hapësirave publike në kryeqytet/ Rama: Çlirim i
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje që tregon lirimin e hapësirave publike të zëna më parë nga ndërtimet pa leje. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Rama e ka cilësuar si një çlirim të madh për komunitetin dhe për këmbësorët. Rama gjithashtu theksoi se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit????

Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar????”, shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 20 Korrik 2025, 07:15 Fatos Shala

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

Foto KOSOVË- Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e ...