Politike

“Ne jemi dava hajdutësh, nuk kemi integritet”/ Rama batuta në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë: Këtë hall qajeni vetë se ne nuk ja u qajmë do

Fillimisht Rama vlersoi verën e zonës së Beratit dhe Kuçovës dhe më pas me shaka e konsideroi si publicitet. 

18 Korrik 2025, 16:27 Nga E. D
“Ne jemi dava hajdutësh, nuk kemi integritet”/ Rama batuta
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë nuk i la mënjanë as batutat. Fillimisht Rama vlersoi verën e zonës së Beratit dhe Kuçovës dhe më pas me shaka e konsideroi si publicitet. 

Rama: Duke qenë se jemi në mes të sezonit turistik, dua të përfitoj nga rasti t’ju them të gjithë dashamirësve apo kuriozëve që shtohen dita-ditës, të verës shqiptare, se vetëm nga kjo kantinë kanë kaluar 30 mijë degustatorë, dhe ndërkohë kjo zonë, Kuçova dhe Berati, janë bërë një destinacion i shumë më tepër vizitorëve vetëm për rrugën e kantinave të verës. Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet.

Në takimin e zhvilluar në Berat me përfaqësuesit e teknologjisë, Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me disa prej tyre, teksa po jepeshin konkluzionet e kësaj mbledhje.

Më tej njëri nga përfaqësuesit e teknologjisë vlerësoi se integriteti për ta është shumë i rëndësishëm, dhe Rama iu përgjigj me humor duke i thënë se për “qeverinë nuk është”.

Përfaqësuesi i teknologjisë: Disa prej miqve tanë, mund të them me bindje të plotë janë në portale dhe janë të persekutuar që punojnë me shtetin. Duhet ta provosh, unë nuk e kam provuar, nuk kam punuar ndonjëherë, ideja është që është e padrejtë. Sepse kemi të bëjmë me heronj të kohërave moderne dhe me njerëz që punojnë shumë herë më lirë se sa kompani që punojnë me administratën publike në Itali, vendet fqinje.

Ministrja Ibrahimaj: Po flet për portale që punojnë me shtetin por që ofrojnë shërbime të cilat janë shumë herë më të lira se në vendet e tjera, të njëjtat shërbime.

Kryeministri Edi Rama: Këtë hall qajeni vetë se ne nuk ja u qajmë dot. Ne nuk po kërkojmë të na qani hallin, po hallin s’ja u qajmë dot. Në qoftë se ju sulmojnë, ta gëzoni edhe shëndet t’ju bëhet.

Përfaqësuesi i teknologjisë: Integriteti për ne është shumë i rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama: Jo për ne nuk është në fakt se…për ju është i rëndësishëm, për ne jo.. ne dava hajdutësh.

 

edi rama

Sondazh

Poll