Politike

"O Endri, o i pabesë, do të kushtojë rëndë kjo..."/ Aktivisti i Adriatik Lapajt kërcënon Endri Shabanin: Adriatiku nuk është vetëm, ka mbrapa një ushtri të tërë 

Në audio-mesazhin e publikuar nga "Piranjat" dëgjohet një aktivist i Adriatik Lapaj që kërcënon në mënyrë të hapur Endri Shabanin. Me sa duket ky mund te jetë kërcënimi që Shabani ka përmendur në statusin e tij në rrjetet sociale.

18 Korrik 2025, 15:44 Nga E. D
"O Endri, o i pabesë, do të kushtojë rëndë
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

TIRANË- Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka sjellë përçarje mes dy drejtuesve, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit. Por kjo përçarje mes tyre mesa duket nuk po përfundon, pasi së fundmi emisioni "Piranjat" ka publikuar një audio-mesazh ku kanë nisur edhe kërcënimet.

Në audio-mesazhin e publikuar nga "Piranjat" dëgjohet një aktivist i Adriatik Lapaj që kërcënon në mënyrë të hapur Endri Shabanin. Me sa duket ky mund te jetë kërcënimi që Shabani ka përmendur në statusin e tij në rrjetet sociale.

Aktivisti i Lapajt e kërcënon Shabanin duke i thënë që doli shumë i pabesë dhe së shpejti do merren me të. Aktivisti thotë gjithashtu se Adriatiku nuk është asnjëherë vetëm dhe ka mbrapa një ushtri të tërë. 

Aktivisti: O Endri më dëgjo dole shumë i pabesë do të kushtojë rëndë kjo. Ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatikun vetëm. Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Dakord, po ti me ato nën rrogozet bashkë me atë dajë p***motrën që do ta gjej, s'ka ku në p***motre të veje. Ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë se besuam. por dolër shumë të pabesë, do shihemi së shpejti. 

 

 

endri shabani adriatik lapaj

Sondazh

Poll