Politike

Rama batuta me përfaqësuesen e teknologjisë: Nuk dëgjova si fliste anglisht, por shqipen e fliste si një AI i pakolauduar

Kreu i qeverisë tha se ajo ka ardhur nga SHBA që ka lënë një nga kompanitë më të mëdha të botës për të ardhur dhe për t’u bashkuar këtu për një kompani të vogël por shumë premtuese.

18 Korrik 2025, 16:10 Nga M.B
Rama batuta me përfaqësuesen e teknologjisë: Nuk dëgjova si
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e bashkëbisedimit pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat. Rama gjatë fjalës së tij nuk i ka kursyer batutat ndaj një prej përfaqësueseve të teknologjisë.

Kreu i qeverisë tha se ajo ka ardhur nga SHBA që ka lënë një nga kompanitë më të mëdha të botës për të ardhur dhe për t’u bashkuar këtu për një kompani të vogël por shumë premtuese. Ai shtoi se nuk e dëgjoi si fliste anglisht, por shqipen, sipas tij e fliste si një AI i pakolauduar dhe i paautorizuar për të dalë në treg akoma.

"Kam njohur edhe një protagoniste shumë interesante që ka ardhur nga SHBA që ka lënë një nga kompanitë më të mëdha të botës për të ardhur dhe për t’u bashkuar këtu për një kompani të vogël por shumë premtuese. Nuk dëgjova si fliste anglisht, por shqipen e fliste si një AI i pakolauduar dhe i paautorizuar për të dalë në treg akoma", ta Rama.

Nga ana tjetër njërit prej përfaqësuesve u shpreh se i dukej e "pabesueshme" se si Rama po i dëgjon me vëmendje të gjitha propozimet e tyre edhe pasi konsuamuan drekën ndërsa kreu i qeverisë i tha se "nuk është faji i tij që ata lexojnë kaq shumë portale".

“Po pse faji im është që ju lexoni kaq shumë portale, sa ju duket e pabesueshme. Me portalet që lexoni ju e pabesueshme është, se me portalet që lexoni ju, unë do ju kisha ngrenë juve, jo të kisha ngrenë drekë me ju”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll