Politike

Rama, takim me përfaqësues të teknologjisë: Mund të ndërtojmë në Shqipëri muzeun e parë tërësisht me IA

Rama tha se në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve.

18 Korrik 2025, 15:43 Nga M.B
Rama, takim me përfaqësues të teknologjisë: Mund të
Edi Rama

BREAT- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përfundimet e bashkëbisedimit pas takimit maratonë me përfaqësues të teknologjisë, aktivitet që u mbajt në Berat. Rama tha se në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve. Gjithashtu ai shtoi se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale në Shqipëri.

“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh që nëse ashtu siç duket dhe nga interesimi i arkitektëve do të ndryshojë sumë mënyrën sesi funksionojnë studio e arkitekturës.

Me shumë gëzim dhe përgjegjësi do të angazhohem personalisht me strukturat për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re të propozuar muzeun e parë tërësisht me inteligjencë Artificiale. Është e udhës që nga tryezat të bëhen referime të përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll