18 Korrik 2025, 11:52
Nga E. D
Fredi Beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar lidhur me prishjen e objekteve në zonën e Thethit. Beleri e ka cilësuar situatën në Theth si hakmarrje politike nga ana e qeverisë, e cila u bë pa paralajmërim gjatë sezonit turistik. Sipas tij, ndërtimet kishin leje funksionimi nga autoritetet përkatëse dhe pronarët kishin paguar taksa ndër vite.
Beleri gjithashtu thekson se qytetarëve nuk iu është dhënë asnjëherë e drejta të ankimojnë ligjërisht aktet administrative të prishjes dhe veprime të tilla tregojnë sipas tij se qeveria shqiptare nuk respekton ndarjen e pushteteve. Ndër të tjera ai theksoi se këto praktika vënë në dyshim përkushtimin ndaj rrugës europiane dhe ngrejnë shqetësime për diskriminim ndaj komuniteteve të caktuara.
Reagimi i Belerit:
Prishje hakmarrëse të ndërtimeve në Shqipëri
Së fundmi, autoritetet shqiptare duket se janë përfshirë në prishjen e pronave private turistike, me rastet më të fundit në zonën e Thethit, ku disa prej tyre kishin leje funksionimi nga autoritetet përkatëse, duke paguar taksa ndaj Bashkisë dhe shtetit për disa vite me radhë. Pronarët – shqiptarë dhe qytetarë europianë – theksojnë se këto ndërtesa ndodhen në pronat e tyre dhe se prishjet janë selektive dhe të bëra pa paralajmërim gjatë sezonit turistik. Në të njëjtën kohë, ata denoncojnë se veprimet kanë karakter hakmarrës, duke ndëshkuar qytetarët për sjelljen e tyre në zgjedhjet e fundit, ndërkohë që nuk iu është dhënë asnjëherë e drejta të ankimojnë ligjërisht aktet administrative të prishjes.
Veprime të tilla tregojnë se qeveria shqiptare nuk respekton ndarjen e pushteteve. Në kuadër të procesit të anëtarësimit, vendet kandidate janë të detyruara të respektojnë plotësisht kushtet e BE-së për shtetin e së drejtës, pronën private dhe të drejtën për t’iu drejtuar drejtësisë, siç parashikohet në nenin 17 dhe 47 të Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së dhe në Protokollin nr. 1 të KEDNJ-së.
Këto praktika vënë në dyshim përkushtimin ndaj rrugës europiane dhe ngrejnë shqetësime për diskriminim ndaj komuniteteve të caktuara.
Pyetje për Komisionin:
A është Komisioni në dijeni të rasteve të prishjeve arbitrare të pronave nga autoritetet shqiptare?
Çfarë masash synon të marrë për të garantuar respektimin e të drejtës së çdo qytetari për t’iu drejtuar gjykatës ndaj çdo akti administrativ?
fredi beleri
Politike
18 Korrik 2025, 11:54
N.F
Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me përfaqësues të start up-eve në Berat ka...
Politike
18 Korrik 2025, 11:48
N.F
Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me përfaqësues të start up-eve në Berat ka folu...
Politike
18 Korrik 2025, 11:45
E. D
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama tha se ndaj institucioneve shtetërore ka çdo ditë sulme kibernetike nga Irani. Duke folur nga Berati...
Politike
18 Korrik 2025, 10:49
N.F
Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dh...
Politike
18 Korrik 2025, 10:38
N.F
Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dhe ...
Politike
18 Korrik 2025, 09:01
N.F
Foto
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Fcaebook" ka bërë me dije se një shkollë e re me standart...
Politike
17 Korrik 2025, 19:12
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në jav&eu...
Politike
17 Korrik 2025, 19:02
M.B
Foto ilustruese
KAMËZ- Drejtuesit e Njësive Administrative dhe drejtorët e Bashkisë Kamëz kanë depozituar dorë...
Politike
17 Korrik 2025, 18:15
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ankimur në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zg...
Politike
17 Korrik 2025, 17:39
M.B
Agim Nesho
TIRANA- Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga Dosja.a...