Politike

Sulmet kibernetike të Iranit/ Rama: Ne jemi në luftë, kemi çdo ditë sulme sistematike

Duke folur nga Berati, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama u shpreh se nuk mund të lejohen që të sulmohen banka apo spitale private.

18 Korrik 2025, 11:45 Nga E. D
Sulmet kibernetike të Iranit/ Rama: Ne jemi në luftë, kemi
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama tha se ndaj institucioneve shtetërore ka çdo ditë sulme kibernetike nga Irani. Duke folur nga Berati, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama u shpreh se nuk mund të lejohen që të sulmohen banka apo spitale private.

Rama: Ne jemi në luftë, kemi çdo ditë sulme sistematike. Ishte jashtë sistemit të mbrojtjes, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, spital, mund të përbëjë problem të madh. Si të ndërtojmë një sistem, ku nga një anë t’i vendosim detyrim institucioneve, që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat, të shohim që investimi të jetë i zbritshëm nga taksat.

edi rama

Sondazh

Poll