Politike

Rama takim me përfaqësues të start up-eve në Berat: Të trajtojmë në mënyrë sa më shumë shteruese problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë!

Ky takim i posaçëm mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian u mbajt në Berat. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria do të jetë partnerë i drejtpërdrejtë me këtë sektor.

18 Korrik 2025, 10:38 Nga N.F
Rama takim me përfaqësues të start up-eve në Berat: Të
Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dhe start up-eve. Ky takim i posaçëm mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian u mbajt në Berat. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria do të jetë partnerë i drejtpërdrejtë me këtë sektor.

Sipas tij me vënien në dispozicion të mjeteve që ka qevëria mund të krijohen edhe më shumë hapërira. Rama shtoi se duhet të trajtohen problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë.

"Nëse nuk arrijmë të ngremë një urë komunikimi me komunitetin tuaj, dhe të përpiqemi të mësojmë dhe kuptojmë sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të komunitetit tuaj. Pasi jam i bindur që nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur duke vënë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, brumë për të pjekur në këtë furrë të re.

Kështu që cka i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo, dhe të trajtojmë në mënyrë sa më shumë shteruese, problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë. Duke folur për kapitalin njerëzor, dhe përshtatjen e aftësive, për transformmin dixhital dhe qeverinë elektronike, për të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, financimin sektorial, për integrimin ndërkombëtare, aksesin në tregje dhe gadishmërinë për eksport. Të kuptojmë sesi këtë ndërveprim ta ngremë në një nivel të një komunikimi konstant, kur të mos i mbetet as rastësisë dhe as një pikë takimi në kohë. Mundësia për të shprehur qoftë shqetësime, ide edhe propozime për bashkëpunim. Ne kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtëpërdrejtë me ju," tha ai.

edi rama përfaqësues të start up-eve

Sondazh

Poll