Politike

"Tanimë me standarte europiane", Rama ndan pamjet: Shkolla “Angela Merkel” në Kamëz në shtator pret mbi 1300 nxënës!

Ai theksoi se kjo shkollë 9-vjeçare ka kushte evropiane teksa shtoi se këto kushte janë si në shumicën e shkollave në këtë Bashki.

18 Korrik 2025, 09:01 Nga N.F
"Tanimë me standarte europiane", Rama ndan pamjet: Shkolla
Foto

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Fcaebook" ka bërë me dije se një shkollë e re me standarte evropiane do të hapë dyert në shtator për nxënësit në Kamëz. Teksa ka ndarë video, Rama shkruan se shkolla "Angela Merkel” në shtator do të presë mbi 1 300 nxënës.

Ai theksoi se kjo shkollë 9-vjeçare ka kushte evropiane teksa shtoi se këto kushte janë si në shumicën e shkollave në këtë Bashki. Kryeministri ka bërë një bilanc sesa shkolla të reja janë ndërtuar në vend. Sipas tij deri më tani janë ndërtuar rreth 400 shkolla.

"MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz, e cila hap dyert në shtator për të pritur mbi 1 300 nxënës me standardet europiane tanimë të afirmuara si standarde në shumicën dërrmuese të shkollave të kësaj bashkie, edhe të afro 400 shkollave të reja që kemi ndërtuar në mbarë vendin, ju uroj një ditë të mbarë," shkruan Rama.

 

rama shkolla angela merkel

Sondazh

Poll