Politike

Beleri, padi në Gjykatën Administrative të Apelit: KQZ më hoqi mandatin e kryebashkiakut të Himarës në kundërshtim me ligjin

Sipas Belerit vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

17 Korrik 2025, 18:15 Nga M.B
Beleri, padi në Gjykatën Administrative të Apelit: KQZ më
Fredi Beleri

TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ankimur në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili në korrik 2024 i ndërpreu mandatin e kryetarit të bashkisë së Himarës.

Sipas Belerit vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Ai ka shtuar se ndërprerja e mandatit nuk mund të bëhet pa respektuar procedurën ligjore dhe pa një vendimmarrje të organeve kompetente, siç parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për funksionimin e organeve të zgjedhura vendore. Konkretisht Beleri kërkon anulimin e vendimeve përkatëse të KQZ-së dhe njohjen e mandatit të tij si kryetar i ligjshëm i Bashkisë Himarë.

Beleri, padi në Gjykatën Administrative të Apelit: KQZ më

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit 2024. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit më 2 shtator 2024.

fredi beleri

Sondazh

Poll