17 Korrik 2025, 17:39
Nga M.B
Agim Nesho
TIRANA- Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho ka shpërndarë në rrjetet sociale artikullin e publikuar nga Dosja.al "Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj", duke komentuar se kapja e sistemit të drejtësisë është një nga qëllimet kryesore të sistemeve autokratike, siç po veprohet në Shqipëri.
Nesho shkruan se goditja, kontrolli dhe kapja e Gjykatës Kushtetuese është një nga objektivat kryesore të regjimeve, që sipas analisteve politike amerikanë kërkohet për të legjitimuar vendimet e paligjshme, fshehur korrupsionin dhe bërë të pamundur funksionimin e shtetit të së drejtës.
Ai shton se rreziku ndaj korporatizmit të drejtësisë është shprehur qartë në Raportin e Komisionit Europian për funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Ish-ambasadori shkruan se ndërhyrjet në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese nga institucionet më të larta të shtetit, që provojnë një përulje dhe përdorim nga ata që duan të kontrollojnë gjithçka, tregojnë se sa e rëndë është situata në kapjen e institucioneve më të larta të drejtësisë në Shqipëri.
Nesho thotë se çështja e pavarësisë së drejtësisë, sidomos e paprekshmërisë së veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj, është një nga çështjet kryesore që demokracia amerikane po fokusohet në Shqipëri.
POSTIMI:
Kapja e sistemit te drejtesise eshte nje nga qellimet kryesore te sistemeve autokratike, sic po veprohet ne Shqiperi. Goditja, kontrolli dhe kapja e Gjykates Kushtetuese eshte nje nga objektivat kryesore te regjimeve, qe sipas analisteve politike amerikane kerkohet per te legjitimuar vendimet e paligjshme, fshehur korrupsionin dhe bere te pamundur funksionimin e shtetit te se drejtes.
Rreziku ndaj korporatizmit te drejtesise eshte shprehur qarte ne Raportin e Komisionit Europian per funksionimin e shtetit ligjor ne Shqiperi. Nderhyrjet ne veprimtarine e Gjykates Kushtetuese nga institucionet me te larta te shtetit, qe provojne nje perulje dhe perdorim nga ata qe duan te kontrollojne gjithcka, tregojne se sa e rende eshte situata ne kapjen e institucioneve me te larta te drejtesise ne Shqiperi.
Ceshtja e pavaresise se drejtesise, sidomos e paprekshmerise se veprimtarise se Gjykates Kushtetuese dhe vendimeve te saj, eshte nje nga ceshtjet kryesore qe demokracia amerikane po fokusohet ne Shqiperi. Evidentimi i fakteve ne Kongresin Amerikan per keq-perdorimin e fondeve amerikane ne drejtesine shqiptare per ti dhene prioritet nje force ideologjike per te konsoliduar pushtetin dhe per te perdorur drejtesine si nje arme politike kunder kundershtareve politike dhe konsoliduar nje pushtet autokratik, ka krijuar nje imazh tejet negativ per Shqiperine ne opinionin publik amerikan.
Kjo ceshtje sapo ka filluar. Shtypi amerikan po shikon me vemendje se perse dhe si jane shperdoruar fondet e dhena nga taksapaguesit amerikane per nje drejtesi te kapur. Pyetja shtrohet: Ato personalitete shteterore qe "luftojne" per imazhin e mire te Shqiperise, a do te jene ne gjendje te perballojne opinionin publik boteror, shtypin nderkombetar, kur behen vegla te instrumentalizuara per te kapur drejtesine?
agim nesho
Politike
17 Korrik 2025, 17:34
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëlli...
Politike
17 Korrik 2025, 17:21
E. D
pamje nga takimi
ITALI- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e P&eum...
Politike
17 Korrik 2025, 16:53
M.B
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANA- Kandidatja Kleana Xhuveli, e cila garoi në zgjedhjet e 11 majit në krah të Adriatik Lapajt me ...
Politike
17 Korrik 2025, 16:38
M.B
Adriatik Lapaj
TIRANA- Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt i është drejtuar me një letër Komisionit Sh...
Politike
17 Korrik 2025, 16:20
Bajram Begaj
TIRANA- “Dushi” i ftohtë që morën nga Brukseli zyrtar për krizën e mandateve të gjyqtarëve kush...
Politike
17 Korrik 2025, 15:59
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
Politike
17 Korrik 2025, 16:04
M.B
Aulon Kalaja
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 1...
Politike
17 Korrik 2025, 15:38
E. D
Fredi Beleri
GREQI- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ndarë pikëpamjet e tij kritike me gazetën The Brussels Morning Newspaper, n&...
Politike
17 Korrik 2025, 14:46
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka monitoruar nga afër ditën e sotme sportelet në të cilat...
Politike
17 Korrik 2025, 14:11
N.F
Foto
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme është dërguar në spitalin e Durrësit. Veliaj ka sh...