17 Korrik 2025, 17:21
Nga E. D
pamje nga takimi
ITALI- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, dhe përfaqësues të Ambasadës Italiane në Tiranë. Gonxhja përmes një postimi ka bërë me dije se më shumë se 150 shtetas shqiptarë kanë nisur tashmë procedurat për përfitimin e pensionit në zbatim të marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Ai theksoi gjithashtu se marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet. Sipas tij instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur dhe përpunuar këto kërkesa, si dhe për të realizuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe efikas me palën italiane.
Postimi i Gonxhes
Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e cila ka hyrë në fuqi nga data 1 Korrik 2025.
Së bashku me Znj. Valeria Vittimberga, Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali dhe me përfaqësues të ambasadës Italiane në Shqipëri, zhvilluam një takim për të ndjekur nga afër hapat e parë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje historike, që synon garantimin e të drejtave të punëmarrësve shqiptarë dhe italianë që kanë kontribuar në të dy vendet.
Marrëveshja i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet. Deri më tani, kërkesat e para janë kryesisht për bashkimin e periudhave të sigurimit për qëllime pensioni në Itali, si dhe nga individë që nuk plotësojnë minimumin prej 15 vite sigurim në Shqipëri.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka ngritur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të pritur dhe përpunuar këto kërkesa, si dhe për të realizuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe efikas me palën italiane. Shkëmbimi i formularëve midis dy institucioneve do të kryhet në mënyrë elektronike, duke reduktuar ndjeshëm kohën e procedurës dhe duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin për qytetarët.
Në funksion të transparencës dhe udhëzimit të saktë për qytetarët, janë publikuar tashmë të gjitha udhëzimet dhe manualet që shpjegojnë hapat që duhen ndjekur për çdo kategori aplikuesi.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap domethënës në drejtim të mbrojtjes sociale dhe është një model bashkëpunimi që synojmë ta zgjerojmë edhe me vende të tjera ku jetojnë dhe kontribuojnë shtetasit shqiptarë.
blendi gonxhja valeria vittimberga
Politike
17 Korrik 2025, 16:53
M.B
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANA- Kandidatja Kleana Xhuveli, e cila garoi në zgjedhjet e 11 majit në krah të Adriatik Lapajt me ...
Politike
17 Korrik 2025, 16:38
M.B
Adriatik Lapaj
TIRANA- Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt i është drejtuar me një letër Komisionit Sh...
Politike
17 Korrik 2025, 16:20
Bajram Begaj
TIRANA- “Dushi” i ftohtë që morën nga Brukseli zyrtar për krizën e mandateve të gjyqtarëve kush...
Politike
17 Korrik 2025, 15:59
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike...
Politike
17 Korrik 2025, 16:04
M.B
Aulon Kalaja
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 1...
Politike
17 Korrik 2025, 15:38
E. D
Fredi Beleri
GREQI- Eurodeputeti Fredi Beleri ka ndarë pikëpamjet e tij kritike me gazetën The Brussels Morning Newspaper, n&...
Politike
17 Korrik 2025, 14:46
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka monitoruar nga afër ditën e sotme sportelet në të cilat...
Politike
17 Korrik 2025, 14:11
N.F
Foto
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme është dërguar në spitalin e Durrësit. Veliaj ka sh...
Politike
17 Korrik 2025, 13:57
E. D
Sheikh Muhammed Bin Zayed dhe edi Rama
TIRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Muhammed Bin Zayed ka përfunduar vizitë...
Politike
17 Korrik 2025, 13:52
N.F
Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mësohet se ditën e sotme është dërguar në spitalin e Durrë...