Politike

Përplasja për karrigen e deputetit, një tjetër kandidate e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, letër KQZ-së: Dua të vazhdoj angazhimin politik

Përmes një letre zyrtare drejtuar KQZ, ajo thotë se ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit politik. 

17 Korrik 2025, 16:53 Nga M.B
Përplasja për karrigen e deputetit, një tjetër kandidate e
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj

TIRANA- Kandidatja Kleana Xhuveli, e cila garoi në zgjedhjet e 11 majit në krah të Adriatik Lapajt me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka vendosur "të tërheqë dorëheqjen" e saj të mëparshme. Përmes një letre zyrtare drejtuar KQZ, ajo thotë se ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit politik. 

"Ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit tim politik. Kam bindjen se mund të vazhdoj angazhimin tim publik me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë.

Ju lutem që kjo kërkesë për revokim të merret në konsideratë dhe të ndiqen procedurat përkatëse në përputhje me legjislacionin zgjedhor në fuqi", thuhet në shkresë.

E renditur e treta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, Xhuveli kishte paraqitur më herët kërkesën për të hequr dorë, por tashmë ka ndryshuar qëndrim.

Përplasja për karrigen e deputetit, një tjetër kandidate e

adriatik lapaj endri shabani

Sondazh

Poll