Politike

Balluku inspekton sportelet ndihmëse për e-Albania: Drejtohuni në qendrat që kanë hapur bashkitë

Balluku gjithashtu u shpreh se shërbimi do të ofrohet jo vetëm tek bashkitë, por edhe tek qendrat administrative.

17 Korrik 2025, 14:46 Nga E. D
Balluku inspekton sportelet ndihmëse për e-Albania: Drejtohuni në
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka monitoruar nga afër ditën e sotme sportelet në të cilat do të ofrohet shërbimi falas për të gjithë qytetarët, që kanë vështirësi në përdorimin e platformës e-Albania.

Balluku gjithashtu u shpreh se shërbimi do të ofrohet jo vetëm tek bashkitë, por edhe tek qendrat administrative. Po ashtu balluku paralajmëroi se në rastet se ky shërbim ofrohet me lekë do të konsiderohet vepër penale.

“Drejtohuni në qendrat që kanë hapur bashkitë, ose edhe në njësitë administrative, sepse i keni të gjitha atje pranë. Ne kemi dalë të gjithë në terren, për ta prezantuar. Abuzim nëse shikoni qendra avokatie që e ofrojnë këtë shërbim me pagesë, sepse është një abuzim i rëndë”, tha Belinda Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll