Berisha: Investimet e diktaturës së Enver Hoxhës kanë qenë më të mëdha se investimet e Edi Ramës në zonat e veriut
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se investimet në veri gjatë diktaturës së Enver Hoxh...
Kryedemokrati u shpreh se paketë mbështetet në një paligjshmëri absolute, ku Rama autorizon veten të marrë dhe të dhurojë toka që nuk i përkasin, duke shkelur traditën e ndarjes së tokës sipas trashëgimisë në veri.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Paketa e Maleve e kryeministrit Edi Rama është si një mjet për të nxitur gjakderdhje, armiqësi, urrejtje dhe përçarje në veri. Kryedemokrati u shpreh se paketë mbështetet në një paligjshmëri absolute, ku Rama autorizon veten të marrë dhe të dhurojë toka që nuk i përkasin, duke shkelur traditën e ndarjes së tokës sipas trashëgimisë në veri.
"Pas Paketës së Maleve qendron një paligjshmëri absolute sepse Edi Rama autorizon veten të marrë tokat dhe të bëjë dhuratë tokat atyre që nuk mund t’i disponojnë kurrë tokat e tyre. Veriu ka ndarë tokën sipas trashëgimisë dhe nuk kanë marrë asnjë pëllëmbë tokë nga tjetri. Çdo përpjekje për të rrëmbyer pronë private në veri është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje, për të nxitur armiqësi, urrejtje dhe përçarje.
Në Paketën e Maleve, Edi Rama autorizon veten sikur të ishte pronar i maleve dhe alpeve dhe zonave të tjera.
Ndaj dhe unë ftoj çdo qytetar t’i përmbahet me rigorozitet të madh respektimit të të drejtës së pronësisë në çdo zonë dhe kudo. Nga ana tjetër jam i sigurt se Edi Rama do ndërsejë skuadrat e tij të trafikantëve drejt zonave malore. U bëj thirrje qytetarëve, asnjë metër katror tokë mos u shisni njerëzve të dyshimtë, njerëzve me para të pista apo me origjinë të paqartë", tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se investimet në veri gjatë diktaturës së Enver Hoxh...
foto ilustruese TIRANË- Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencë për shtyp u shpreh se në Theth nuk kanë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp në selinë blu u shpr...
Ilir Metës TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka shqyrtuar sot ankimimin e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë...
Elisa Spiropali ANKARA- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka zhvilluar sot një konferencë të përbashkët me homologun e saj turk, ...
Foto KOSOVË- Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni D...
Patrick Voller dhe Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një rakim në selinë blu me Drej...
Ilir Meta TIRANË- Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin e Ilir Metës, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigur...
Edi Rama f TIRANË- Gjatë pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, Kryeministri Edi Rama f...