Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për rivotim në Tiranë, pritet që KQZ të shpërndajë mandatet

Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.

17 Korrik 2025, 12:33 Nga E. D

 

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për rivotim në
foto ilustruese

 

TIRANË- Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.

Gjithashtu pritet që komisioni qëndror i Zgjedhjeve, (KQZ) të shpërndajë mandatet. Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.

zgjedhjet e 11 majit tirane pd kqz

Sondazh

Poll