Politike

Rama me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Erdhët si një anëtar i familjes, që s’i lë kurrë të shkëputen fijet e dashurisë

Gjatë pritjes së Sheikh Muhammed Bin Zayed, Rama është shprehur se kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë në një kohë të shkurtër.

17 Korrik 2025, 10:52 Nga E. D
Rama me Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Erdhët si një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mirëpritur sot në Tiranë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Muhammed Bin Zayed, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë pritjes së Sheikh Muhammed Bin Zayed, Rama është shprehur se kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë në një kohë të shkurtër. Gjatë ceremonisë së pritjes, rama gjithashtu shprehu mirënjohjen e thellë për raportet e veçanta mes dy vendeve 

"Zoti President, është nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë, për herë të dytë brenda një periudhe kaq të shkurtër. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thoshte” Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë dhe më i miri prej të dyve është ai që përshëndet i pari. Ju, Lartësi erdhët te ne me këtë frymë, si ai që përshëndet i pari. Si një anëtar i dashur i familjes që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të këputen fijet e dashurisë. Tani është e qartë kush është më i miri nga të dy, nëse ka ekzistuar ndojëherë ndonjë dyshim.

Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, ne fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara. Pastaj mësuma për to, pastaj shkuam dhe i pamë dhe më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to. Të llogarisim veten mes miqve të vendit tuaj të jashtëzakonshëm është për ne jo vetëm një nder i madh si popull, por një burim kënaqësie i sinqertë dhe krenarie të posaçme për ne që përfaqësojmë vendin tonë. Dhe kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie. Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll