Politike

Përplasja e Lapajt me Shabanin për karrigen e deputetit, Sula: E paralajmërova Adriatikun, kërkonte që të besoja tek ajo që po e lë atë jashtë Parlamentit

Sula shkruan se e ka paralajmëruar më herët Lapajn për një skemë të tillë, kur i tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen.

16 Korrik 2025, 21:39 Nga M.B
Përplasja e Lapajt me Shabanin për karrigen e deputetit, Sula: E
Dashnor Sula dhe Adriatik Lapaj

TIRANA- Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar lidhur me përplasjen për mandatin e deputetit mes kreut të Nismës "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj dhe kreut të Nismës "Thurje" Endri Shabani.

Sula shkruan se e ka paralajmëruar më herët Lapajn për një skemë të tillë, kur i tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen.

Ai shton se në atë kohë i kërkoi Lapajt që në listë të mbyllur të vendoste një familjar të tij (të Sulës) dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitonte në listë të hapur. 

"Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….", shkruan Sula.

Postimi:

"Kur do t’i bësh gropën tjetrit dhe bie vetë”, kjo është ajo që po ndodh me Adriatik Lapajn, të cilin e paralajmërova për një skemë të tillë, kur më tha se kandidatët në listë të mbyllur në Elbasan do të jepnin dorëheqjen nëse unë do të kandidoja në këtë qark për subjektin që ai përfaqëson. Në atë kohë i kërkova zotit Lapaj që në listë të mbyllur të vendosja një familjarin tim dhe ai/ ajo të jepte dorëheqjen pasi të fitoja në listë të hapur. Zoti Lapaj kërkonte që unë të besoja te ajo që sot po e lë atë jashtë parlamentit të Shqipërisë. Kjo tregon se partitë e reja kanë mëndësitë e partive të vjetra….

dashnor sula

Sondazh

Poll