Politike

Vullnet Sinaj shkresë KQZ-së, kërkon pamjet filmike të numërimit të votave

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sinaj ishte kandidati i dytë më i votuar i PS-së në Qarkun e Vlorës me 10 941 vota preferenciale, teksa sipër tij qëndronte vetëm Damian Gjiknuri me 12 408 vota.

16 Korrik 2025, 20:25 Nga M.B
Vullnet Sinaj shkresë KQZ-së, kërkon pamjet filmike të
Vullnet Sinaj

TIRANA- Vullnet Sinajt, kandidati socialist për deputet në qarkun Vlorë, i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku i kërkon vënien në dispozicion të pamjeve filmike të procesit të numërimit të votave në Bashkinë Himarë dhe Vlorë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sinaj ishte kandidati i dytë më i votuar i PS-së në Qarkun e Vlorës me 10 941 vota preferenciale, teksa sipër tij qëndronte vetëm Damian Gjiknuri me 12 408 vota. Gjithashtu gjatë fushatës u fol për një përplasje të Gjiknurit me Sinajn në Vlorë për votat preferenciale.

Vullnet Sinaj shkresë KQZ-së, kërkon pamjet filmike të

vullnet sinaj

Sondazh

Poll