Politike

"Tirana qelbet erë kokainë"/ Blushi: Dëshmi janë kullat në qendër, të gjitha të paligjshme

Blushi deklaroi se këto aksione janë thjesht një përpjekje për të spostuar vëmendjen nga krimet dhe shkeljet flagrante të qeverisë.

16 Korrik 2025, 16:01 Nga E. D
"Tirana qelbet erë kokainë"/ Blushi: Dëshmi janë
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar me tone të forta ndaj aksioneve të fundit të njoftuara nga kryeministri Edi Rama, për lirimin e hapësirave publike dhe shkarkimet në pushtetin vendor. I ftuar në studion e News24, Blushi deklaroi se këto aksione janë thjesht një përpjekje për të spostuar vëmendjen nga krimet dhe shkeljet flagrante të qeverisë.

Blushi gjithashtu nuk kurseu as akuzat personale ndaj kryeministrit Rama, duke e cilësuar si armik të hapësirave publike. Më tej ai kërkoi një përgjigje më të fuqishme nga opozita, duke e konsideruar të domosdoshme intensifikimin e aksionit opozitar përballë, sipas tij, një regjimi që ka kaluar çdo kufi.

“Tirana qelbet erë kokainë. Dëshmia më e qartë për këtë janë kullat në qendër të Tiranës, të gjitha të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Aksionet e fundit janë një fasadë e pastër. Do ta përshëndesja këtë aksion nëse do të vinte nga një kryeministër që nuk ka shkatërruar kinematë, parqet, teatrin. Por Rama i ka fshirë nga harta të gjitha këto simbole publike. Është e papranueshme që një njeri që ka dhunuar çdo standard të qeverisjes ligjore, të predikojë tani për pastrim hapësirash. Në kushtet ku ndodhemi, me paligjshmërinë të kthyer në standard, është i domosdoshëm një aksion më intensiv opozitar përballë këtij regjimi që ka kaluar çdo kufi apo parashikim të mundshëm,” tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll