16 Korrik 2025, 15:19
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshkallëzim ushtarak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i bëri komentet në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për ndonjë kërcënim të tillë që ka ekzistuar së voni.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha javën e kaluar se presidenti amerikan, Donald Trump, e ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë, duke theksuar se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.
Deklarata e saj nxiti reagimin e të dërguarit të Trumpit për misione speciale, Richard Grenell, i cili e akuzoi atë për manipulim të fjalëve të presidentit.
“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020, përmes Marrëveshjes së Uashingtonit. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi se ka ndodhur diçka e re është absurd,” shkroi Grenell në X.
Deklaratat e Osmanit i hodhi poshtë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Radio Evropa e Lirë kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për sqarime shtesë, por nuk mori përgjigje.
Ekipi i Osmanit paralajmëroi se presidentja do të mbajë një konferencë për media, por nuk saktësoi më shumë. Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Ministria në detyrë e Punëve të Brendshme nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë./ REL
kosova serbia
Politike
16 Korrik 2025, 14:34
E. D
Marta Kos
TIRANË- Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka deklaruar se bisedimet e anëtarësimit të Shqipëris...
Politike
16 Korrik 2025, 13:34
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtorin Ekzekutiv të fondacionit të Part...
Politike
16 Korrik 2025, 13:25
N.F
Foto
KOSOVË- Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, kanë dorëzuar në Prokurorin&eum...
Politike
16 Korrik 2025, 13:13
E. D
Teona Lavrelashvili
TIRANË- Teona Lavrelashvili, kërkuese shkencore në Qendrën Martens, ka ngritur shqetësime serioze mbi mën...
Politike
16 Korrik 2025, 12:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një hartë të aplikimeve për “Paketën e Maleve”. P&eum...
Politike
16 Korrik 2025, 12:52
E. D
e-Albania
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, U ka bërë thirrje qytetarëve se kushdo ka nevojë për asistencë për e...
Politike
16 Korrik 2025, 12:19
Jurgis Çyrbja
TIRANË- GJKKO ka hedhur ditën e sotme shortin elektronik për shqyrtimin e dosjes ndaj ish-deputetit socialist Jurgis &C...
Politike
16 Korrik 2025, 11:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm" tha se Shqip&...
Politike
16 Korrik 2025, 11:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm", deklaroi se Krye...
Politike
16 Korrik 2025, 11:18
N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën “The Western Balka...