Aktualitet

"Djali lëvizte edhe në këmbë, nuk ruhej"/ Vrasja e Renis Dobrës, babai i viktimës: Autorët nuk i njoh, emrat e tyre i kam dëgjuar nga mediat

Ai theksoi se djali i tij ra në burg në Gjermani pasi ka thyer ekspuls, duke shtuar se nuk e di me çfarë merrej atje.

16 Korrik 2025, 14:07 Nga E. D
"Djali lëvizte edhe në këmbë, nuk ruhej"/ Vrasja e
Renis Dobra

MAT- Babai i Renis Dobrës është shprehur se nuk i njeh 4 autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, Petrit Çakrri, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Duke folur në emisionin “Me zemër të hapur” Rifat Dobra tregoi se emrat e tyre i ka dëgjuar në media. Ai theksoi se djali i tij ra në burg në Gjermani pasi ka thyer ekspuls, duke shtuar se nuk e di me çfarë merrej atje.

“Autorët nuk i njoh më parë, emrat e tyre i kam dëgjuar vetëm nga mediat. Jo, fare. Nuk kam kuptuar asgjë që djali mund të kishte ndonjë shqetësim, si ditët e zakonshme. Nga Gjermania kishte një vit e pak muaj që ishte kthyer. Ai nuk kishte shqetësime, lëvizte vetëm, me makinë, pa makinë. Bënte rrugën edhe në këmbë, vinte tek shtëpia. Nuk ruhej.

Atje ka qëndruar 6 muaj e 20 ditë. 6 muaj ishte në burg për ekspuls, 20 ditë që i ka rënë të qëndrojë jashtë. Kishte qenë edhe herë të tjera në Gjermani dhe ka thyer ekspulsin. Nuk e dimë me çfarë merrej djali në Gjermani. Nuk kam asnjë dyshim çfarë mund të ketë ndodhur pasi nuk kam parë asgjë të dyshimtë tek djali”, tha ai.

renis dobra

Sondazh

Poll