Aktualitet

VIDEO/ Hodhi mbeturina nga makina, Kozaku gjobitet me 1 milion Lekë

Më pas forcat e Komisariatit Nr.4 e identifikuan dhe zbuluan se video ishte bërë disa kohë më parë. 32-vjeçari Kozaku u gjobit me 1 milion Lekë të vjetra, teksa po hetohet në gjendje të lirë. Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.

16 Korrik 2025, 13:54 Nga E. D
VIDEO/ Hodhi mbeturina nga makina, Kozaku gjobitet me 1 milion Lekë
Kozaku

TIRANË- Kozak Braçi, personazhi i famshëm i TikTok, është gjobitur nga policia me 1 milion lekë të vjetra gjobë për ndotje të ambientit. Siç shihet edhe në pamje Kozaku ka hedhur mbeturina nga makina dhe ka publikuar vidoen në rrjetet sociale. 

 

Më pas forcat e Komisariatit Nr.4 e identifikuan dhe zbuluan se video ishte bërë disa kohë më parë. 32-vjeçari Kozaku u gjobit me 1 milion Lekë të vjetra, teksa po hetohet në gjendje të lirë. Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.

Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me 100 000 lekë gjobë, 32-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë. Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.

kozak braçi

Sondazh

Poll