Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrërs/ Babai i 23-vjeçarit: S’më mbushet mendja që vrasja ka ndodhur për probleme në gjermani

Duke folur në emisionin “Me zemër të hapur” babai i viktimës u shpreh se i biri shkoi në Burrel pasditen e krimit për të pirë kafe dhe në orën 21:36 minuta e kishte telefonuar duke i thënë që do niset për në shtëpi.

16 Korrik 2025, 13:48 Nga E. D
Vrasja e Renis Dobrërs/ Babai i 23-vjeçarit: S’më
Renis Dobra

TIRANË- Rifat Dobra, babai i Renis Dobrës i cilu u vra mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat, ka deklaruar se është personi i fundit i cili ka komunikuar me djalin e tij. Duke folur në emisionin “Me zemër të hapur” babai i viktimës u shpreh se i biri shkoi në Burrel pasditen e krimit për të pirë kafe dhe në orën 21:36 minuta e kishte telefonuar duke i thënë që do niset për në shtëpi.

I pyetur lidhur me deklarata e policisë se vrasje ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Gjermani, Rifat Dobra u shpreh se “Nuk më mbushet mendja fare që vrasja e djalit tim ka ndodhur për probleme në shtetin gjerman. Ne si prindërit nuk kemi asnjë dyshim.”

“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Ai është larguar në orën 17:00, shkoi në Burrel për xhiro, për kafe. Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha ‘Babi po nisem për në shtëpi’.

I thash “Mirë babi, mirë ardhsh”. Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi. Nuk më mbushet mendja fare që vrasja e djalit tim ka ndodhur për probleme në shtetin gjerman. Ne si prindërit nuk kemi asnjë dyshim,” tha babai i Renisit. 

renis dobra rifat dobra

Sondazh

Poll