Politike

Berisha takim me Tomi Huhtanen: Shqipëria është pushtet i një njeriu që nuk ka asgjë të përbashkët me standartet dhe normat europiane!

Berisha përmes një postimi në "Facebook" shkruan se gjatë takimit falenderoi presidentin e Qendres Martens, Mikulash Dzurinda  dhe Huhtanen për mbështetjen e mbajtjes së Konfrences për Ballkanin Perendimor dhe Zgjerimin e BE.

16 Korrik 2025, 13:34 Nga N.F
Berisha takim me Tomi Huhtanen: Shqipëria është pushtet i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtorin Ekzekutiv të fondacionit të Partive Popullore Europiane Martens Centre, Tomi Huhtanen. Berisha përmes një postimi në "Facebook" shkruan se gjatë takimit falenderoi presidentin e Qendres Martens, Mikulash Dzurinda  dhe Huhtanen për mbështetjen e mbajtjes së Konfrences për Ballkanin Perendimor dhe Zgjerimin e BE.

Ai shton se gjatë takimit theksoi se interesi dhe mbështetja e Qendrës Martens për opozitën në Shqipëri është e një rëndësie të veçantë. Berisha më tej shkruan se gjatë takimit foli në lidhje me situatën në vend sesi Shqipërisa sipas tij është kthyer në narko-shtet.

"Ekspert i lartë i çështjeve europiane, me z.Huhtanen patëm një shkëmbim të gjatë e të detajuar mbi realitetin të pabesueshëm që po kalon vendi. Si e para dhe e vetmja narko-diktaturë në Europë, Shqipëria sot është de-facto në thundrën e një regjimi unik në historinë e kontinentit.
Shkarkimi kolektiv i drejtorëve të bashkive të vendit nga Kryeministri, falja masive e gjobave, pagesa miliona euroshe për evente propagandistike pre-elektorale, patronazhimi i votuesëve me të dhëna personale sensitive, Shqipëria e sotme është pushtet i një njeriu që nuk ka asgjë të përbashkët me standartet dhe normat europiane!

E informova Z. Huhtanen me shembuj konkretë sesi diktaturën e narko-shtetit shqiptar, deputetët, drejtorët e agjencive, shefat e policisë, deri në ministrat e dikastereve kryesore emërohen nga krimi i organizuar dhe kartelet shqiptare që kanë shtrirje deri në amerikën latine. Një diktat i krimit e korrupsionit që mundësohet nga mbështetja direkte që Rama u jep nëpërmjet lejeve të ndërtimit për pastrim parashë kriminale, statuseve speciale si ai i investitorit strategjik, apo licencat qindra e mihëra hektareshe për plantacione kanabisi.

Dhe sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, ndarja me Europën e standarteve thellohet dhe më tej teksa reforma në drejtësi qartazi e vendosi atë nën thundrën e Ramës e narko-prokurorëve të cilët në vend që të godasin krimin e organizuar, persekutojnë liderat e opozitës e të zgjedhurit e saj," shkruan Berisha në Facebook".

berisha

Sondazh

Poll