Aktualitet

Ekskluzive/ Burgjet “Tallava”: Si u shndërruan qelitë në dhoma luksi për VIP dhe eskorta, kush e mban në këmbë këtë sistem?

Burgjet përfshihen nga skandali më i bujshëm i dekadës. Dhjetëra emra të showbizzit kanë hyrë brenda qelive për takime speciale kundrejt pagesës. Asnjë reagim nga Drejtoria e Burgjeve.

16 Korrik 2025, 12:03 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Burgjet “Tallava”: Si u shndërruan qelitë
foto ilustruese

TIRANE- Një lajm i publikuar vetëm disa ditë më parë nga gazetari Elton Qyno, konfirmoi atë që ishte një sekret publik në Tiranë, hyrjen në ambientet e burgjeve të sigurisë së lartë të modeles Ziza Pajaziti në një marrëdhënie ‘eskortizmi’ me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu. Ky nuk ishte i pari rast, e as i fundit.

Dosja.al ka marrë me dhjetra informacione për një sistem paralel korrupsioni që lidhet me këtë fenomen por edhe me aksesin në të tjera shërbime brenda burgjeve në vend. Shërbimet ndahen me tarifa që nisin nga 2 mijë euro për futjen e një telefoni me internet dhe në disa mijëra euro për takime speciale me eskorta të cilat në publik njihen si modele apo si prezantuese.

Skandali i Laert Haxhiut u provua publikisht edhe në Reç, atje ku një prej anëtarëve të grupit Bajri ka hyrë në takim special me dy VIP-e të tjera siç janë emrat e njohur nga redaksia (R.R dhe A.D). Por çfarë ka ndodhur? Si ka mundësi që një skandal i tillë ndodh nën hundën e Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose? As më pak e as më shumë sesa përfshirja në këtë rrjet korrupsioni që mban në këmbë financiarisht me paratë e krimit, zyrtarët e lartë të sistemit të burgjeve.

“Asgjë nuk ndodh rastësisht. Kur dikush futet me leje ose merr telefon, është se ka paguar. Edhe eskorta që hyn në takime nuk kalon pa dijeninë e strukturave. Është një sistem i tërë që funksionon me para në dorë dhe me mbrojtje nga lart.”-tha burimi, ndërsa shtoi se: “Mjafton të jesh njeri me para dhe mund të dalësh me leje, të bësh takime ‘intime’ apo të jetosh më mirë se jashtë. Ky është realiteti sot.”

Dosja.al i është drejtuar disa herë me email drejtorisë së Burgjeve për të marrë informacion në lidhje me shkeljet që ndodhin në IEPV-të e vendit, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë asnjë përgjigje. E njëjta praktikë korruptive sipas burimeve të redaksisë shënohet edhe me lejet shpërblyese në këmbim të të cilave, struktura drejtuese merr ryshfet dhe lejon që nga burgu të hyjë dhe të dalë me pushime kushdo që ka mundësi të paguajë.

Pyetjet janë publike dhe i drejtohen direkt Drejtorit të Burgjeve dhe ministrit Manja:
1. A po përdoret sistemi penitenciar si mjet për trafik influence?
2. Cili është roli i shërbimeve të sigurisë në këtë fenomen?
3. A është Drejtoria e Burgjeve e kapur nga grupe të interesit?
/Dosja.al

ziza pajaziti laert haxhiu

Sondazh

Poll