16 Korrik 2025, 12:00
Nga N.F
Policia
TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për mediat ka zbuluar detaje në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Duka u shpreh se autorët e vrasjes nukkanë përdorur asnjë logo apo automjet të Policisë.
Ai më tej bëri me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
"Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit "C", pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.
Nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.
23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve," tha policia.
vrasja e renis dobres policia
Aktualitet
16 Korrik 2025, 11:54
N.F
Foto
TIRANË- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka gjatë konferencës për mediat ka zbul...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 11:35
N.F
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje në...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 11:04
N.F
Foto
HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 10:46
N.F
Stefano Boeri
ITALIA- Arkitekti italian Stefano Boeri, i cili ka qenë dhe një nga arkitektët kryesor të planit Urbanistik...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 10:59
E. D
vellezërit
MAT- Personat në foto janë tre vëllezërit Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj që dyshohet se kanë ...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 10:57
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 or&eum...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 10:26
E. D
pamje nga vendngjarja
MAT- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra. Së fundmi janë publikuar ...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 10:27
N.F
Foto
FUSHË-MILOT- Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot. I moshuri humbi j...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 10:16
foto ilustruese
FIER- Policia e Fierit ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin për lirimin e hapësirave publike. Sipas njoftimit në plaz...
Aktualitet
16 Korrik 2025, 10:07
N.F
Foto
TIRANË- 55-vjeçari, Leonard Mnella është ekstraduar ditën e sotme në Itali. Mnella një vit më parë...