16 Korrik 2025, 10:47
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur gjatë konferencës "The Western Balkans Paradigm", ka komentuar situatën politike në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati foli edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Berisha tha se nëse i jepet përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, kjo do i hapë rrugën autokracisë dhe ky do të ishte një gabim i tmerrshëm dhe historik për vendin tonë.
"Dëshiroj të filloj duke falënderuar zotin Patrick Voller, zoti Tomi Huhtanen dhe të tjerët për praninë e tyre këtu, që është një ndihmë e madhe, është një asistencë e madhe për PD-në dhe opozitën. Ju jemi shumë mirënjohës dhe i sigurojmë se partia jonë mbetet tërësisht e angazhuar për të mbajtur parimet dhe vlerat që familja jonë, PPE-ja, ka me ne dhe me vendet e tjera. Pyetja juaj ka rëndësi thelbësore, në kuptimin që integrimi në BE është procesi thelbësor për kombin tim, për kombet tona dhe është ylli polar i programit tonë. Unë e konsideroj gjeopolitikën pothuajse një forcë natyrore, e cila gjithmonë duhet të merret në konsideratë seriozisht.
Por duke i dhënë përparësi në krahasim me integrimin përmes standardeve, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, që janë themelet e procesit të integrimit, në mendimin tim është një gabim i tmerrshëm dhe historik. Nga njëra anë kjo do të thotë tradhti e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të idealeve dhe aspiratave të një vendi kandidat sepse fakti që ata e shohin të ardhmen më të mirë në BE, mendojnë dhe kanë të drejtë të mendojnë se do jenë më të lirë, më të begatë në ekonominë e tregut dhe qytetarë më të denjë. Por në rast se ju i jepni përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, apo aderimit për qëllime stabiliteti, kjo do të thotë që i jep rrugën dhe je në aleancë me autokracinë.
Unë mendoj se asnjë vend i lirë i BE do ta donte këtë rezultat. Kushdo që ka ndonjë dyshim, le të vijë në Shqipëri dhe ta studiojë kazusin. Shqipëria është një kazus tipik. I ka dhënë prioritet stabilokracisë krahasuar me standardet dhe kjo u transformua në një shtet autokratik. Por edhe për BE-në në vetvete nuk është vetëm një problem i rëndë moral me vendet kandidate, por gjithashtu do të thotë të vendosësh një virus në themelet e veta pa ditur se cilat do jenë pasojat për të ardhmen. Një proces i bazuar në meritë është në interesin jetësor të qytetarëve të vendeve kandidatë. Është mënyra më e mirë për të ndihmuar këto vende që të shkëputin lidhjet me të kaluarën," tha Berisha.
sali berisha
Politike
16 Korrik 2025, 10:42
E. D
Tomi Huhtanen
TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Qendrës 'Martens', Tomi Huhtanen ka komentuar zhvillimet politike dhe institucionale në...
Politike
16 Korrik 2025, 10:21
N.F
Foto
KOSOVË- Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar atë s...
Politike
16 Korrik 2025, 07:36
N.F
Foto
TIRANË- Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përga...
Politike
16 Korrik 2025, 07:23
N.F
Foto
TIRANË- Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të ...
Politike
15 Korrik 2025, 22:25
M.B
Pjerin Ndreu
TIRANA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka treguar sot këndvështrimin e tij për valën e shembjeve të n...
Politike
15 Korrik 2025, 21:29
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërsh...
Politike
15 Korrik 2025, 19:15
M.B
Evi Kokalari dhe Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka fituar edhe në Gjykatën e Lartë p&eu...
Politike
15 Korrik 2025, 18:10
M.B
Foto ilustruese
MALIQ- 4 administratorë të bashkisë Maliq kanë dhënë dorëheqjen. Këto lëvizje në qar...
Politike
15 Korrik 2025, 18:08
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë të martën se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve admi...
Politike
15 Korrik 2025, 16:28
M.B
Marie Bjerre
BRUKSEL- Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre ka mbajtur fjalën e saj në Komitetin e Punëve t...