Aktualitet

Rama hap gjithë rrugën Tiranë – Elbasan, ARRSH-ja e mbyll

14 Mars 2019, 10:29 Nga DOSJA
Rama hap gjithë rrugën Tiranë – Elbasan, ARRSH-ja e mbyll

TIRANË– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka nisur me një postim në rrjetin social Instagram ku njofton se sipas tij është hapur njëri krah i autostradës Tiranë-Elbasan.

“Sot në Elbasan për të festuar, shkohet përmes autostradës TR – EL, të hapur më në fund në njërin krah për automjetet pas një kalvari 7vjet – si pasojë e një pune të nisur se prapthi pa projekt e as studim gjeologjik! Sidoqofte ne maj hapet edhe krahu tjeter e kjo veper perfundon krejtesisht Gezuar Diten e Veres,”– shkruan kryeministri Edi Rama krahas një fotoje të rrugës.

 

 

Sot ne Elbasan per te festuar, shkohet permes autostrades TR – EL, te hapur me ne fund ne njerin krah per automjetet pas nje kalvari 7vjet – si pasoje e nje pune te nisur se prapthi pa projekt e as studim gjeologjik! Sidoqofte ne maj hapet edhe krahu tjeter e kjo veper perfundon krejtesisht?Gezuar Diten e Veres?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Por nga ana tjetër ARRSH-ja me anë të njoftimi zyrtar ka bërë të ditur për qytetarët se është hapur njëri krah dhe vetëm loti i parë i rrugës Tiranë-Elbasan nga kryqëzimi i Ibës deri në hyrjen e tunelit të Krrabës.

Njoftimi zyrtar i ARRSH-së

Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:

– Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,

– Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).

Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 Mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019.

Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019.

Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjitha elementet e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë të trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes. Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh edi rama rruga tirane elbasan tuneli i krrabes arrsh edi rama rruga tirane elbasan tuneli i krrabes

Sondazh

Poll