Politike

Urdhi i Ramës, dorëheqje edhe në Bashkinë Maliq, largohen 4 administratorë

Sipas informacioneve, për nënkryetarët e Bashkisë Maliq ende nuk ka filluar asnjë procedurë e ngjashme dhe mbetet në pikpyetje, sa i përket drejtorëve nuk ka lëvizje momentalisht.

15 Korrik 2025, 18:10 Nga M.B
Urdhi i Ramës, dorëheqje edhe në Bashkinë Maliq, largohen 4
Foto ilustruese

MALIQ- 4 administratorë të bashkisë Maliq kanë dhënë dorëheqjen. Këto lëvizje në qarkun Korçë vijnë pikërisht pas dorëheqjeve edhe në Bashkitë e tjera Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Sipas informacioneve, për nënkryetarët e Bashkisë Maliq ende nuk ka filluar asnjë procedurë e ngjashme dhe mbetet në pikpyetje, sa i përket drejtorëve nuk ka lëvizje momentalisht.

Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

maliq

Sondazh

Poll