Aktualitet

U kap me kokainë dhe 36 mijë euro cash/ Arrestohet 26-vjeçari shqiptar, gjatë kontrollit sulmoi karabinierët italianë për tu ikur

Mësohet se gjatë kontrollit i riu ka sulmuar karabinierët italianë për ti ikur. Sipas mediave italiane karabinierët gjetën 15 pako kokaine të paketuara në vakum dhe një shumë të madhe parash.

15 Korrik 2025, 17:14 Nga E. D
U kap me kokainë dhe 36 mijë euro cash/ Arrestohet 26-vjeçari
foto ilustruese

ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë. Mësohet se gjatë kontrollit i riu ka sulmuar karabinierët italianë për ti ikur. Sipas mediave italiane karabinierët gjetën 15 pako kokaine të paketuara në vakum dhe një shumë të madhe parash.

Fillimisht oficerët e karabinierisë nga njësia lokale kanë ndaluar makinë në Via Pontina Vecchia që mbante dy të rinj shqiptarë. Me të parë patrullën, ata hodhën nga dritarja një pako që përmbante kokainë. Dyshimet i çuan oficerët të kontrollonin shtëpinë e njërit prej të rinjve, një 26-vjeçari tashmë i njohur për forcat e rendit.

Më pas i riu reagoi papritur me dhunë, duke u përpjekur të ikte dhe duke sulmuar oficerët e karabinierisë. Në shtëpi u gjetën kokainë e pastër rreth 1 kg. U gjetën gjithashtu 36 000 euro cash dhe 10 kilogramë fishekzjarrë.

policia italiane

Sondazh

Poll