Politike

Prezantimi i prioriteteve të Presidencës së radhës së BE-së, ministraj daneze: Nxisim ndjekjen e planit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë

Bjerre tha se Danimarka vlerëson objektivin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.

15 Korrik 2025, 16:28 Nga M.B
Prezantimi i prioriteteve të Presidencës së radhës së
Marie Bjerre

BRUKSEL- Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre ka mbajtur fjalën e saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian ku prezantoi prioritetet e Presidencës së radhës së BE-së. Ndër të tjera Bjerre tha se Danimarka vlerëson objektivin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.

Gjithashtu ajo tha se mirëpresin hapjen e grupkapitujve midis tetorit 2024 dhe majit 2025 duke arritur një numër prej 24 kapitujsh. Bjerre ka shtuar se Danimarka nxit të gjitha forcat politike të ndjekin planin ambicioz, sipas saj, për mbylljen e negociatave të anëtarësimit.

“Në lidhje me Shqipërinë, ne mirëpresim hapjen e grupkapitujve midis tetorit 2024 dhe majit 2025 duke arritur një numër prej 24 kapitujsh, një rezultat mbresëlënës. Ne vlerësojmë objektivin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së dhe nxisim të gjitha forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit.

Mezi presim të hapim grupkapituj të tjerë negociues në të ardhmen e afërt sapo të përmbushen kushtet. Gjithashtu mezi presim të organizojmë së shpejti konferencën e radhës për anëtarësimin për të hapur grupkapitullin IV për agjendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme”, tha Bjerre gjatë fjalës së saj.

marie bjerre

Sondazh

Poll