15 Korrik 2025, 16:11
Nga M.B
Theth
THETH- Ditën e sotme është shembur me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin e hapësirave publike. Sipas informacioneve, forcat xheniere kishin montuar kallëpet e eksplozivit në strukturë, ndërsa shpërthimi i komanduar u realizua me sukses. Gjithashtu bëhet me dije se objekti i shkatërruar me shpërthim të komanduar, ishte një godinë 3-katëshe.
Si nisi çështja e ndërtimeve pa leje?
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
theth
Aktualitet
15 Korrik 2025, 16:04
M.B
Pallati
VLORA- Policia e Vlorës ka bërë sot një njoftim që lidhet me pallatin ku dje u raportua se IKMT kreu kontrolle. Sipas...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 15:30
E. D
pamje nga vendngjarja
SARANDË- Një autobus në aksin Gjirokastër-Sarandë pranë tunelit të Skërficës, &eum...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 15:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Administrata Tatimore ka bërë një njoftim ku informon se individët e regjistruar si “tregtarë a...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 15:21
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një 67-vjeçar është arrestuar në Tiranë (rreth 1 javë më parë) nd&eum...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 15:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë një reagim lidhur me kontrollet e produkteve ...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 14:52
N.F
Foto
TIRANË- Çdo mall i blerë nga fermeri qoftë qumësht, mish, apo perime duhet të shoqërohet me faturë fiskale (...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 14:40
Green Coast
TIRANË- Green Coast, një nga projektet me impaktin më të madh në fushën e turizmit bregdetar, njihet tashmë ...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 14:23
N.F
Foto
TIRANË- Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të p...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:59
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Skerdi Tase ka rrëfyer në GJKKO atentatin e dështuar ndaj Gim Boriçit, ku shkuan për ta vrarë s&e...
Aktualitet
15 Korrik 2025, 13:42
E. D
Skerdi Tase
TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka rrëfye në GJKKO detaje nga tentativa e dështuar...