Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Greqi/ Avokati i njohur dëshmon në gjyq: U shantazhua nga shqiptarët

14 Mars 2019, 10:22 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit në Greqi/ Avokati i njohur dëshmon në gjyq:

GREQI– Avokati Aristeidis Floros dëshmoi në gjyqin për vrasjen e biznesmenit të njohur, Michalis Zafiropoulos.

Floros tha para trupës gjykuese se në qershor të vitit 2017, i dyshuari kryesor për vrasjen e tij, Klodian Lekozai i telefonoi Zafiropoulosit dhe e kërcënoi se do t’i bënte keq atij dhe familjes së tij nëse nuk do t’i jepte 5 milionë euro.

Klodian Lekozai është i akuzuari kryesor si porositësi i vrasjes së Michalis Zafeiropoulos, por sipas dëshmitarit Floros, ai kurrë nuk e kishte takuar shqiptarin.

Biznesmeni i njohur u vra më 18 dhjetor 2017 pranë shtëpisë së tij dhe u gjet  duke pëshpëritur: “Më vranë…”. Në kërkim për vrasjen e tij janë  Eno Mata dhe Ibrahim Brahimaj. Mata është shfajsuar për vrasjen gjatë një vjedhje të kryer në një dyqan argjendarie në Zagrafou. Ai kishte lënë një shënim me pseudonimin “Maradona Fluturues” në të cilën ai thoshte se s’kishte të bënte me rastin e vrasjes së Zafeiropoulos për policinë ku vinte në dijeni se është hajdut, por jo vrasës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aristeidis floros klodian lekozai michalis zafiropoulos vrasja e biznesmenit ne greqi aristeidis floros klodian lekozai michalis zafiropoulos vrasja e biznesmenit ne greqi

Sondazh

Poll