Politike

"Ata që morën fonde për bujqësinë, janë detyruar të mbledhin qindra vota"/ Berisha: Ligji e konsideron krim këtë aktivitet në periudhë elektorale

Lideri i opozitës tha gjithashtu se përfituesit e këtyre fondeve janë vendosur përballë presionit për të siguruar qindra vota në këmbim të mbështetjes financiare, duke e cilësuar këtë si një formë të mirëfilltë blerjeje votash.

15 Korrik 2025, 14:12 Nga E. D
"Ata që morën fonde për bujqësinë, janë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për shtyp theksoi se shpërndarja e subvencioneve dhe garancive sovrane gjatë fushatës zgjedhore përbën një shkelje të rëndë ligjore. Lideri i opozitës tha gjithashtu se përfituesit e këtyre fondeve janë vendosur përballë presionit për të siguruar qindra vota në këmbim të mbështetjes financiare, duke e cilësuar këtë si një formë të mirëfilltë blerjeje votash.

"Ligji elektoral e konsideron krim këtë aktivitet në periudhë elektorale. Krim të mirëfilltë. Nuk mund të shpërndash asnjë subvencion, nuk mund të japësh asnjë favor në periudhë elektorale. Kështu që 200 mln euro për garanci sovrane dhe 44 milionë euro për projekte si grante për fermerët, të dhëna në periudhë elektorale, kanë një peshë të jashtëzakonshme në mbledhjen e votave nga fermerët.

Ju i patë, shiko çfarë kanë bërë. Kanë dhënë vetëm 16 mijë, kanë lënë 70 mijë të tjera në pritje, jep apo nuk jep votën. Për ta marrë apo për të mos e marrë. Po kështu edhe garancinë sovrane. Por ata që marrin garancinë sovrane, ata janë me biznes dhe ata sipas sasisë së kredisë që marrin me 70% të principalit të garantuar, ata janë të detyruar të mbledhin qindra e qindra vota. Kështu është arsyetimi. Kjo do të analizohet. Kjo është një analizë e dytë që do i bëhet. Nuk mund të themi konkretisht tani. Ne marrim momentin që janë dhënë, por kjo meriton një analizë të veçantë, njëlloj si IPARD. Plotësisht dakord," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll