Politike

"Hetimi për fondet e IPARD është bllokuar nga SPAKU"/ Berisha: Duart e zeza të Ramës të shtrira mbi fondet e qytetarëve europianë

Berisha theksoi se fondet janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar.

15 Korrik 2025, 14:04 Nga E. D
"Hetimi për fondet e IPARD është bllokuar nga SPAKU"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD. Berisha theksoi se fondet janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar. Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane.

"Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian. Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll