Aktualitet

Drogë në formë çokollate, armë dhe pasaporta false, arrestohen baba e bir në Fier (VIDEO)

14 Mars 2019, 09:13 Nga DOSJA
Drogë në formë çokollate, armë dhe pasaporta false,

Fier- Në prangat e policisë së Fierit kanë rënë dy persona, at e bir pasi janë kapur me armë dhe drogë.  Nga policia janë arrestuar A.L, 55 vjeç dhe  A.L, 26 vjeç me banim në Patos.

Nga policia janë sekuestruar: 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike,  1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore të mirë organizuar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir).

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26 vjeç 55 vjeç a.l arrestohen babe e bir fier 26 vjeç 55 vjeç a.l arrestohen babe e bir fier

Sondazh

Poll