Aktualitet

Vidhte kompjutera, bizhuteri dhe para/ Pranga 31-vjeçarit nga Elbasani

14 Mars 2019, 09:35 Nga DOSJA
Vidhte kompjutera, bizhuteri dhe para/ Pranga 31-vjeçarit nga Elbasani

ELBASAN- Një 31-vjeçar ka rënë në prangat pasi akuzohet për një sërë grabitjesh në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për: F.J.,31 vjeç , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, dyshohet se ai ka vjedhur dy kompjutera brenda një banese.

Nga veprimet hetimore të policisë dyshohet se ai ka kryer edhe tre vjedhje të tjera në një banesë, lokal dhe në një dyqan. Nga bastisjet ai ka marrë bizhuteri, lekë e sende të tjera.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit, arrestohet në flagrancë një 31- vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: F.J.,31 vjeç , banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë natës në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit, K.M., ku ka vjedhur dy kompjutera.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është dhe autorë dhe i 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Elbasanit, në muajin janar, shkurt e mars, ku ka vjedhur në një banesë, lokal dhe në një dyqan, duke marrë bizhuteri, lekë e sende të tjera.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një njësi kompjuteri, dy kasa fiskale, e sende të tjera.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan grabitje policia e shtetit vjedhje ne elbasan elbasan grabitje policia e shtetit vjedhje ne elbasan

Sondazh

Poll