Aktualitet

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në/ Rikthen në burg trurin financiar të grupit të 'Çopjave ' Artemis Stafën

Vendimi i Apelit rikthen në qeli 36-vjeçarin, i cili akuzohet nga SPAK për përfshirje në pastrimin e parave të grupit kriminal të Çopjave në Elbasan.

8 Korrik 2025, 14:13 Nga I.A
Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në/ Rikthen në burg
GJKKO

TIRANË- Apeli i Posaçëm ka përmbysur vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke shtrënguar masën e sigurisë për Artemis Stafën nga “arrest në shtëpi” në “arrest në burg”. Vendimi i Apelit rikthen në qeli 36-vjeçarin, i cili akuzohet nga SPAK për përfshirje në pastrimin e parave të grupit kriminal të Çopjave në Elbasan.

Stafa u arrestua më 27 maj në Dubai dhe u ekstradua në Shqipëri më 11 qershor, në kuadër të një hetimi të zgjeruar të Prokurorisë së Posaçme. Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka ndihmuar në qarkullimin dhe legalizimin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet e këtij grupi të strukturuar kriminal.

artemis stafa

Sondazh

Poll