Aktualitet

Hapësirat publike, aksion në plazhin e Gjipesë, 4 persona nën hetim

Bëhet me dije se gjatë aksionit të sotëm kanë nisur hetimet edhe për katër persona të cilat kishin çadra dhe shezlongë, pa leje.

8 Korrik 2025, 13:57 Nga M.B
Hapësirat publike, aksion në plazhin e Gjipesë, 4 persona
Foto nga operacioni

HIMARA- Policia në Himarë ka vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror. Bëhet me dije se gjatë aksionit të sotëm kanë nisur hetimet edhe për katër persona të cilat kishin çadra dhe shezlongë, pa leje. Sipas njoftimit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 131 çadra dhe 268 shezlongë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me ndihmën e forcave policore të Kufirit, të FNSH-së, si dhe të Forcave Detare, ndërhynë nga deti, në gjirin e Gjipesë, për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paaligjshme. Nga kontrollet u konstatua se shtetasit A. Z., B. Sh., G. S. dhe M. Sh., kishin zënë në mënyrë të paligjshme, sipërfaqe publike, nga 300 deri në 500 m² secili, në të cilat kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse dhe pa NIPT për ushtrimin e aktivitetit.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal ndaj këtyre katër shtetasve, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 200 dhe 180 të Kodit Penal.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 131 çadra dhe 268 shezlongë, të cilët u transportuan me ndihmën e mjeteve lundruese të Forcës Detare, për shkak të terrenit të vështirë tokësor. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

 

himara haperirat publike

Sondazh

Poll