EMRI/ Organizonte transport të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë
Foto ilustruese LEZHA- Një 43-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap në flagrancë në aksin rrugor &...
Në orët e para të 7 korrikut, një 27-vjeçar humbi jetën në këtë komunë në pjesën qendrore të Kosovës, pasi u ndalua nga një patrullë policore, e cila dyshohet se “e vrau nga pakujdesia”.
KOSOVA- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e një të riu në Lipjan, do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar. Në orët e para të 7 korrikut, një 27-vjeçar humbi jetën në këtë komunë në pjesën qendrore të Kosovës, pasi u ndalua nga një patrullë policore, e cila dyshohet se “e vrau nga pakujdesia”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete dhe kalimtarë, kur u ndalua nga autoritetet e rendit. Mbrëmjen e 7 korrikut, ajo njoftoi se pesë zyrtarë policorë u arrestuan nën, siç u raportua, dyshimet për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”. Ministri në detyrë, Sveçla, tha se hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal.
“Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor, do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar”, shkroi Sveçla në rrjetet sociale. Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se autopsia e të ndjerit tashmë është kryer.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore, të marra gjatë autopsisë, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë”, shkroi Haxhiu në mediat sociale.
Pjesëtarë të shoqërisë civile shprehën shqetësim për mënyrën se si policia e menaxhoi rastin në Lipjan. Ata vunë në dyshim nëse policët e përfshirë, kishin trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj. Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren./ REL
Foto ilustruese LEZHA- Një 43-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap në flagrancë në aksin rrugor &...
foto ilustruese GREQI- Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta...
Nuredin Dumani dhe Erion Alibej TIRANA- Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” teksa mës...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjatë 24 orëve t&...
foto ilustruese DIBËR- Një 24-vjeçar është identifikuar nga Policia e Dibrës pasi gjatë një konflikti p&eum...
pamje nga vendngjarja KUKËS- Një vatër e re zjarri është shfaqur në Mamëz të Kukësit. Mësohet se pa...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodë...
Baba Mondi TIRANË- Besimtarët bektashinj, kanë kremtuar këtë të martë (8 korrik) ditën e Ashures, në cer...
Altin Dumani TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë pjesë sot në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitek...
foto ilustruese TIRANË- Gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit ësht...