Aktualitet

Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin për motive të dobëta, identifikohet autori në Dibër

Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e autorit.

8 Korrik 2025, 12:08 Nga Dosja.al
Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin për motive të
foto ilustruese

DIBËR- Një 24-vjeçar është identifikuar nga Policia e Dibrës pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në bulevardin e qytetit të Peshkopisë ka plagosur me mjet prerës një 23-vjeçar. Policia po vijon punën për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. 

Njoftimi i policisë:

Dibër

Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Rreth orës 11.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi I. G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. 

Sondazh

Poll