Aktualitet

 FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Si pasojë e aksidentit një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje.

8 Korrik 2025, 11:36 Nga E. D
 FOTO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Konkretisht aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Si pasojë e aksidentit një turist i huaj, që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje.

Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

aksident ne aksin leshe-shkoder

Sondazh

Poll