Aktualitet

"Mirëpresim komunikim se si të ketë më tepër arritje!" Reforma në drejtësi/ Dumani: Vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP

Sipas tij, marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ka ushtruar tri kontrolle në Prokurorinë e Posaçme ka dalë edhe me tri rekomandime dhe ata si institucion i kanë marrë në konsideratë.

8 Korrik 2025, 11:14 Nga M.B
"Mirëpresim komunikim se si të ketë më tepër
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë pjesë sot në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies Organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”.

Dumani u shpreh se vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP, por theksoi se janë të hapur dhe mirëpresin komunikim se si të ketë më tepër arritje. Ai shtoi se SPAK përpiqet t’i përmbahe parashikimeve ligjore.

Sipas tij, marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ka ushtruar tri kontrolle në Prokurorinë e Posaçme ka dalë edhe me tri rekomandime dhe ata si institucion i kanë marrë në konsideratë.

Gjithashtu Dumani tha se për prokurorët e posaçëm janë trajtuar nga ILD 61 raste. Ai tha se sa i takon KLP kanë një marrëdhënie shumë të mirë. 

“Vit pas viti është përmirësuar përmbajtja e raporteve të depozituara në KLP, por jemi të hapur dhe mirëpresim komunikim se si të ketë më tepër arritje. Ne përpiqemi t’i përmbahemi parashikimeve ligjore. Marrëdhënia me ILD është një marrëdhënie institucionale, ka ushtruar tri kontrolle në Prokurorinë e Posaçme ka dalë edhe me tri rekomandime dhe ne si institucion i kemi marrë në konsideratë. Në dijeni time për prokurorët e posaçëm janë trajtuar nga ILD 61 raste. Sa i takon KLP kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Edhe sa i takon llogaridhënies kemi komunikim ke KLP aq sa ka kompetencë KLP në raport me SPAK”, tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll