Aktualitet

"Humori bajat i Raiffeisen"/ Gazetari: Tentativë për shpërlarje imazhi me kredi të buta, por paratë janë të takspaguesit shqiptar

Tomorri shkruan se ata që po mbeshtesin familjet e reja me kredi të buta janë takspaguesit shqiptarë jo Raiffeisen. Sipas tij, paratë i paguan buxheti ndërsa Raiffeisen jo vetëm që nuk mbështet asnjë lek, por përkundrazi fiton para edhe nga kreditë e buta.

8 Korrik 2025, 11:01 Nga M.B
"Humori bajat i Raiffeisen"/ Gazetari: Tentativë për
Klodian Tomorri

TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se e vënë në qendër të skandaleve, për abuzime me kreditë siç janë rastet e fundit të bera publike në media, Raiifeisen Bank ka nxituar të shpërlaje imazhin e saj duke bërtitur publikisht se po mbështet familjet e reja me kredi të buta.

Tomorri shkruan se ata që po mbeshtesin familjet e reja me kredi të buta janë takspaguesit shqiptarë jo Raiffeisen. Sipas tij, paratë i paguan buxheti ndërsa Raiffeisen jo vetëm që nuk mbështet asnjë lek, por përkundrazi fiton para edhe nga kreditë e buta.

Gjithashtu ai shprehet se menaxherët e huaj që bankat sjellin në Shqipëri nuk e kanë fare në prioritetet e tyre menaxhuese financimin e ekonomisë kombetare. 

POSTIMI:

Humori bajat i Raiffeisen

E vene ne qender te skandaleve, per abuzime me kredite sic jane rastet e fundit te bera publike ne media, Raiifeisen ka nxituar te shpelaje imazhin e saj duke bertitur publikisht se po mbeshtet familjet e reja me kredi te buta. Si i mbeshtet Raiffeisen familjet e reja me kredi te buta? Eshte duke hequr para nga fitimet e veta te majme. Pergjigja eshte jo.

Ata qe po mbeshtesin familjet e reja me kredi te buta jane takspaguesit shqiptare jo Raiffeisen. Parate i paguan buxheti. Ndersa Raiffeisen jo vetem qe nuk mbeshtet asnje lek, por perkundrazi fiton para edhe nga kredite e buta. Por Raiffeisen ben humor me hallet e miletit. Per te vazhduar me tej, thone qe kemi shume programe te pergjegjshmerise sociale! Cfare programesh te pergjegjshmerise sociale ka Raiffeiseni?

Ka mbeshtetur me burse ndonje femije nga shtresat ne nevoje? Ka financuar ndertimin e ndonje shkolle apo spitali? Jo. Ka mbeshtetur ndonje te moshuar pa njeri? Jo. Thjesht kane mbjelle ca peme nga liqeni, dhe edhe aty jane perdorur politikisht. Keto jane programet e pergjegjshmerise sociale te Raiifeisenit. Por nejse. Problemi me i madh me Raiffeisen dhe nje pjese te bankave te huaja eshte diku tjeter. Ato po shnderrohen ne frenues te rritjes ekonomike ne Shqiperi.

Menaxheret e huaj qe ato sjellin ne Shqiperi nuk e kane fare ne prioritetet e tyre menaxhuese financimin e ekonomise kombetare. Por perkundrazi. Luajne ne fushen e tyre te sigurte dhe jetojne jeten e bukur qe u ofron Shqiperia. Here me te dashurat dhe here me te dashurit e tyre, sipas rastit. Keto punet e festave lavish i bene mire Raiffeisen. Ndersa sa per pergjegjshmerine sociale, jane keto barcaletat me kredite e shtresave ne nevoje.

raiffeisen klodiann tomorri

Sondazh

Poll