Aktualitet

PAMJE nga vatra e zjarrit në parkun Kombëtar të Lurës, dhjetra forca në terren për shuarjen e flakëve, pritet helikopteri

Për shkak të erës së fortë, vatra është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

8 Korrik 2025, 10:51 Nga E. D
PAMJE nga vatra e zjarrit në parkun Kombëtar të Lurës,
pamje nga vendngjarja

DIBËR- Prej dy ditësh një vatër e fuqishme zjarri është aktive në parkun Kombëtar të Lurës. Flakët kanë përfshirë masivin pyjor në afërsi të liqenit të luleve. Për shkak të erës së fortë, vatra është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

 

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se në terren janë dhjetra forca nga ADZM, Bashkia Dibër, Policia e Shtetit dhe banorë të zonës, por për shkak edhe të terrenit është e vështirë neutralizimi, ndaj është kërkuar ndihma e helikopterit për ndërhyrje nga ajri.

zjarri ne diber

Sondazh

Poll